Hamza ia dorëzon Pecit pozitën e kryetarit: Gara politike ka përfunduar, do të kontribuoj kudo që jam [video]

Hamza ia dorëzon Pecit pozitën e kryetarit: Gara politike ka përfunduar, do të kontribuoj kudo që jam [video]

Aktuale December 12, 2025 - 13:26

Bedri Hamza ia ka dorëzuar mandatin e kryetarit të Mitrovicës së Jugut Faton Pecit, i cili doli fitues në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën më 9 nëntor.

Hamza uroi Pecin, duke thënë se do të kontribuojë për qytetin kudo dhe nga cilado pozitë që do të jetë, duke theksuar se tashmë gara politike ka përfunduar.

“Të uroj për detyrën e re, të uroj shëndet e sukses… unë kudo që të jem do të bëj maksimumin të bëj veprimet e nevojshme të jenë në dobi të qytetit dhe qytetarëve të Mitrovicës, pavarësisht a janë pozitë apo opozitë. Gara politike ka përfunduar”, tha Hamza. /eo

Image