Kadeti Gent Dakaj përfundon me sukses trajnimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë, nderohet me medalje

Kadeti Gent Dakaj përfundon me sukses trajnimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë, nderohet me medalje

Aktuale December 12, 2025 - 15:00

Kadeti i FSK-së, Gent Dakaj, ka përfunduar me sukses trajnimin e tij në akademinë mbretërore ushtarake “Sandhurst”, ka njoftuar Ambasada Britanike në vend.

“Jemi krenarë të shënojmë edhe një arritje tjetër për Forcën e Sigurisë së Kosovës!”, shkroi Ambasada.

Kadet-fficer Gent Dakaj u nderua edhe me Medaljen e Sandhurstit nga gjeneralmajor Nick Coëley OBE, komandant i Komandës së Trajnimit Individual të Ushtrisë.

“Urime kadetit Dakaj për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme në FSK”, shtoi Ambasada Britanike.