Komandanti i KFOR-it e pret në takim gjeneralin Jashari, flasin për sigurinë dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë
Aktuale
December 12, 2025 - 18:05
Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutash, sot e ka pritur në takim Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.
Në këtë takim është biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për bashkëpunimin në mes të organizatave të sigurisë në vend, përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Gjeneralmajor Ulutaë theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe të ngushtë, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.