Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar deri në orën 14:00
Aktuale
December 13, 2025 - 10:40
Të shtunën, hyrja në Vushtrri nga drejtimi për Prishtinë do të jetë e mbyllur për gjashtë orë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur të premten ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Hysen Durmishi, që ka kërkuar nga qytetarët të përdorin rrugë alternative.
“Të dashur qytetarë, nesër, më 13.12.2025, për shkak të asfaltimit të bypass-it të Vushtrrisë, segmenti Smrekonicë – hyrja në Vushtrri (drejtimi për Prishtinë) do të jetë i mbyllur nga 08:00 – 14:00. Përdorni rrugën alternative nëpër qytetin e Vushtrrisë”, ka njoftuar Durmishi në Facebook.