Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale December 14, 2025 - 07:56

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, në mëngjes në shumë zona parashihet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 6 e 9 gradë celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë.

“Kushtet agrometeorologjike aktuale në vend janë relativisht të favorshme për kryerjen e punimeve në bujqësi. Për shkak të reshjeve të shumta gjatë muajit nëntor, shumë bujq nuk kanë arritur t’i mbjellin sipërfaqet e tyre me grurë në afatin optimal. Megjithatë, mbjellja e grurit në dhjetor ende është e mundur, me kusht që të respektohen disa rekomandime agronomike dhe teknike”, bën të ditur IHMK-ja. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image