Shtatë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
Foto: Laura Hasani

Shtatë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Aktuale December 14, 2025 - 08:10

Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018 miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet që u miratuan ishin: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një. Emri i ushtrisë mbeti i njëjtë, Forca e Sigurisë së Kosovës, raporton “Zëri”.

Në atë kohë kryeministër i vendit ishte Ramush Haradinaj dhe qeveriste me koalicionin PAN (PDK-AAK-Nisma), president ishte Hashim Thaçi, kryeparlamentar Kadri Veseli dhe komandant i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009, si pasardhëse e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të cilat ishin themeluar pas çmilitarizimit të UÇK-së. Kjo trupë është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s dhe ushtarakët e saj janë të shkolluar në shkollat më me nam në gjithë botën perëndimore. /Zëri