Me një fotografi të vjetër, djali i Hamëz Jasharit kujton rënien e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Me një fotografi të vjetër, djali i Hamëz Jasharit kujton rënien e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Aktuale December 14, 2025 - 10:49

Djali i Hamëz Jasharit, një herësh ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka kujtuar komandantin, Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në kufirin mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë.

Në një postim në Facebook, Jashari ka theksuar se ata dhanë jetën heroikisht në përballje me forcat serbe, duke shtuar se sakrificat e tyre do të mbeten të pavdekshme në historinë e Kosovës.

Jashari ka nënvizuar se komandanti Krasniqi ishte një nga bashkëluftëtarët e parë të Komandantit Adem Jashari dhe veproi që në ditët e para të organizimit të UÇK-së.

“27 vite më parë, më 13 dhjetor 1998, rreth 150 ushtarë të UÇK-së, pas stërvitjes dhe armatimit në Shqipëri, u nisën drejt Kosovës.Në mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit, në Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut, Komandanti i Brigadës 113, Mujë Krasniqi – Kapuqi, së bashku me 40 bashkëluftëtarë, ranë heroikisht në përballje me forcat serbe, për t’u bërë të pavdekshëm në historinë e lirisë sonë.Komandanti Mujë Krasniqi ishte ndër bashkëluftëtarët e parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, me të cilin veproi që në ditët e para të organizimit të UÇK-së.

Me krenari të përjetshme përkulemi para jetës dhe veprës së Komandant Kapuqit dhe bashkëluftëtarëve të tij:

Profesori Rifat Mëziu, Beqir Gashi, Ali Krasniqi, Luljeta Shala, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaçi dhe Avni Kutllovci, si dhe para të gjithë dëshmorëve të kombit. Lavdi”, ka shkruar Jashari.