Maqedonci thotë se 430 milionë euro u investuan në mbrojtje e siguri
Aktuale
December 14, 2025 - 17:30
Ministri në detyrë i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka thënë se 7 vjet më parë u mundësua ndryshimi i ligjeve dhe u krijua Ushtria dhe Minsitria e Mbrotjes të Kosovës.
Sipas Maqedoncit, gjatë 5 viteve të Qeverisë Kurti, në mbrojtje u investuan rreth 430 milionë euro.
“Sot shënojmë 7 vjetorin e ndryshimit të ligjeve që mundësuan krijimin e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës.
Ky proces, me konsensus të gjerë, krijoi bazën ligjore për forcimin e mbrojtjes sonë dhe kulmoi me investime rreth 430 milionë euro gjatë 5 viteve të qeverisjes sonë.
Kosova dhe rajoni janë më të sigurtë kur ushtria jonë është e fuqishme, prandaj do të vazhdojmë investimet në mbrojtje dhe siguri”, shkroi Maqedonci në Facebook. /Zëri