Rama: Në Prishtinë duhet bashkëpunim i ndërsjellë me nivelin qendror
Foto: Laura Hasani

Rama: Në Prishtinë duhet bashkëpunim i ndërsjellë me nivelin qendror

Aktuale December 15, 2025 - 09:01

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka uruar që bashkëpunimi mes Komunës dhe nivelit qendror të përparojë, sa u përket projekteve madhore që kryeqyteti synon.

Rama përmendi Lojërat Mesdhetare 2030, nikoqire e të cilave do të jetë Prishtina, ku për të njëjtat shtoi se bashkëpunimi me nivelin qendror është i pashmangshëm.

Pos të tjerash, ai thotë se tanimë kryeqyteti ka vizion.

“Kryeqyteti ka vizion, e dimë kah po shkojmë. Nuk është një vend që pret që dikush t’i tregojë kah të shkojë vendi”, tha ai në Klan Kosova.