Mustafa: Tërmeti që goditi sot Kosovën nuk ishte i rrezikshëm, pati forcë të ulët
Foto: Facebook

Mustafa: Tërmeti që goditi sot Kosovën nuk ishte i rrezikshëm, pati forcë të ulët

Aktuale December 15, 2025 - 10:47

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, tha se tërmeti që goditi sot Kosovën nuk kishte potencialin të rrezikonte qytetarët ose ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.

Tërmeti u ndje më fortë në zonën Viti-Gjilan, në afërsi të Kllokoti dhe sipas Mustafës, tërmeti kishte magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit.

Bazua në të dhënat që ISK-ja ka publikuar, thellësia hipoqendrore ishte 7 kilometra.

Njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Ferizaj - Viti - Gjilan, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

"Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Juglindje të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, njëherësh këto termete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Ferizaj-Viti-Gjilan, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë", ka shkruar Mustafa në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. /Zëri