Haradinaj për ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar - Kosova sot do të ishte vetëm, e pambrojtur
Aktuale
December 15, 2025 - 15:24
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka bërë një shkrim kushtuar Ushtrisë së Kosovës.
Ai tha se po të mos ishte krijuar kjo Ushtri, Kosova sot do të ishte vetëm dhe, siç u shpreh, e pambrojtur.
“Sikur të mos ishte krijuar Ushtria, Kosova sot do të ishte vetëm… e pambrojtur. Qëndruam për t’u ngritur, që rruga e nesërme të ishte më e sigurt”, shkroi Haradinaj.