Koalicioni Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi
Në duar po mbanë disa dokumente.
E njërën nga to e ka dorëzuar në Gjykatën Supreme të Kosovës për ankesë.
Kryetari i subjektit politik boshnjak Koalicija Vakat, Rasim Demiri e vlerëson si politik vendimin e Panelit Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa, që të mos e certifikoj Ena Krasniqin si kandidate për deputete boshnjake.
Demiri thotë se ardhja e Enës në partinë e tij erdhi rastësisht jo më kerkësë të kryeminstrit në detyrë, Albin Kurti apo presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Ai thotë se raste sikur Ena ka edhe në partinë e deputetes boshnjake, Duda Balje.
Për këtë ka edhe fakte.
Por kryetarja e Bashkimit Social Demokrat, Duda Balje thotë se le të ankohen edhe për kandidatët e saj nëse mendojnë se ka shkelje.
Balje thotë se më këtë logjikë antikushtetuese po shkelen të drejtat e minoriteteve në Kosovë.
Ajo thotë se nuk dëshiron të besojë që këtu është i përfshirë edhe kryeministri në detyrë Kurti.
Televizioni Teve1 ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Ena Kadaj Krasniqi, por e njëjta nuk është përgjigjur.