Konjufca pranon gabimin për qasje ndaj mediave: Tash do të kemi prani sa më të madhe, ndërruam strategji
Foto: Laura Hasani

Konjufca pranon gabimin për qasje ndaj mediave: Tash do të kemi prani sa më të madhe, ndërruam strategji

Aktuale December 15, 2025 - 21:27

Glauk Konjufca, i dyti i Vetëvendosjes, tha se e kupton gabimin që Vetëvendosja e ka pasur ndaj mediave.

Tash tha se synojnë të kenë “prani sa më të madhe”.

Strategjia e muahit shkurt, tha ai, del të ketë qenë e gabuar. 

Deklarimi i Konjufcës:

Mendoj që ka qenë reflketim i yni, në politikë ai që nuk mëson prej gabimeve që i ka bërë, nuk mundet me ec para. LVV ka reflektu në këtë pikë, ka mendu që strategjia e shkurtit nuk ishte më efektiva.

Në rrethana të reja synojmë prani sa më të mëdha në media, kjo ma merr mendja do t’i përmirësojë dukshëm relacionit tona. Është hap i mirë në drejtimin e duhur.

Uroj që edhe opozita të ketë mësuar prej gabimeve të saj.

A nuk janë tash të Serbisë?

Jo unë mendoj që i kualifikon mediat si të Serbisë është gjuhë e vrazhdë, unë kurrë nuk e kam përdorur. 

Pse me ju besu që s’e keni strategji prapë?

Vërejtja jonë, besoj që këtu mund të bëjmë dialog, duke qenë të pranishëm në media. Për arsye se vërejtjet që i kemi pasur, shumë qëndrojnë, ne mund të debatojmë. Në këtë kuptim ne e pamë që ajo në formën u strukturuan mediat në kuptimin e emisioneve qendrore në relaicon me LVV-në, na u ka duk që i keni hy në hak LVV-së.

Ju keni bërë thirrje për bojkot...

Ajo çka kemi vërejt, ështe se në shumicën prej mediave tona, në mënyrën se si janë strukturar, kanë qenë të pabalancuar. Qysh o gjyku VV-ja, në relacion me faktet që janë ofru ,mendoj që janë shit si perceptime e jo argumente e fakte, të cilat, qëlllimin e kanë pas me diskualifiku LVV-në./T7