Murati për letrat e Hamzës dhe Abdixhikut drejtuar BE-së: Nuk mashtrohet kush me to
Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka komentuar kërkesën e kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës drejtuar Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Sipas tij, Hamza e Abdixhiku kanë kuptuar gabimin që kanë bërë për mosvotimin e Planit e Rritjes së BE-së, raporton Zeri.info.
“Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku, të njejtit që nuk e votuan Planin e Rritjes së BE-së në vlerë 882 milionë euro, i paskan shkru letër BE-së duke kërku gjoja me ja heqë masat Kosovës.
Tek tash kur e panë që ky mos-votim ka me u kushtu me humbje të votave, po bëhen gjoja po brengosen për shtetin.
Nuk mashtrohet kush me ato letra jo. Ju me mos-votimin tuaj ia mohuat ekonomisë së vendit 882 milionë euro”, thuhet në reagim. /Zëri