Bislimi thotë se Komisioni Evropian ka vendosur që Kosovës t’i hiqen pjesërisht masat ndëshkuese
Aktuale
December 16, 2025 - 18:50
Zëvendëskryeministër i parë në detyrë, Besnik Bislimi ka njoftuar se ka pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku thuhet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës prej masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Sipas tij, bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro, raporton Zeri.info.
“Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së, i cili duhet të vijojë sa më parë me heqje të plotë të tyre. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë”, thekson Bislimi. /Zëri