Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar
Foto: Laura Hasani

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Aktuale December 17, 2025 - 11:50

Trupi gjykues mori aktvendim, me të cilin aprovoi propozimin e avokates Filipoviq që të dëgjohet si dëshmitar Millosh Radosavleviq.

Ndërsa për dëshmitarin Goran Tanevski gjykatësi Arben Hoti tha se Gjykata ka bërë përpjekje për t’u lidhur përmes videolinkut me Gjykatën e Shkupit, mirëpo nuk ka qenë e mundur teknikisht, andaj e kanë lënë mundësinë e hapur për një herë tjetër.

Në këto rrethana, seanca e sotme u ndërpre.

Seanca e radhës u caktua për datën 16 janar, me fillim prej orës 09:30.