Ambasadori Hargreaves shkon për vizitë te Kurti me një sërë kërkesash
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ambasadori Hargreaves ka bërë të ditur edhe çështjet që janë diskutuar në këtë takim.
Ai ka shkruar se shpreson që do të ketë formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Sot u takova me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Diskutuam fushatën zgjedhore dhe shpresat për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejtë të institucioneve në vitin e ri. Kjo është thelbësore për progresin urgjentisht të nevojshëm në fusha të tilla si buxheti kombëtar. Diskutuam gjithashtu nevojën që qeveria e ardhshme të rifillojë progresin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian dhe masat aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve joshumicë të Kosovës. Shpresoj që të mundë të thellojmë partneritetin Mbretëri e Bashkuar - Kosovë me qeverinë e ardhshme”, shkroi ambasadori Hargreaves. /Zëri