Hamza për heqjen e masave të BE-së: Vendim i drejtë, qytetarët s’duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, shkruan “Zëri”.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hamza e ka quajtur lajm të mirë heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie.
“Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie. I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik. Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, shkroi Hamza. /Zëri