Përplasje të forta në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës zënë vendet e ministrave [video]
Aktuale
December 18, 2025 - 10:52
Debate dhe përplasje të forta janë shënuar në Kuvendin e Shqipërisë të enjten, ende pa nisur seanca plenare.
Deputetë e opozitës kanë tentuar të ulen në vendet e ministrave, duke u përplasur me gardën, raporton Euronews.al.
Disa prej tyre kanë zënë vendin mbi foltore, duke zënë vendin e përfaqësuesve të kabinetit qeveritar.

Pamjet live nga përplasjet në Kuvend janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë deputetët e opozitës.