Eurodeputeti Reuten pas heqjes së masave: Tani të procedohet aplikimi për vend kandidat, që po mbahet në sirtar
Aktuale
December 18, 2025 - 11:23
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar pas vendimit të BE-së për të hequr të gjitha masat, vendim ky që do të finalizohet në fund të janarit 2026, me lirimin e një grupi të dytë të mjeteve financiare.
Reuteni ka thënë se kjo politikë e BE-së karshi Kosovës ka qenë e tmerrshme dhe sipas tij tashmë është koha që të procedohet me aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat, meqë aplikimi po mbahet në sirtar prej vitesh.
“Çfarë katastrofe ka qenë kjo politikë e BE-së. Tani mund të rifillojmë rrugën evropiane të Kosovës. Të radhës: të përpunojmë kërkesën e anëtarësimit të Kosovës, që ka mbetur pezull prej vitesh”, shkroi ai.