Pritjet e gjata në kufijtë kroat, Sveçla telefonon ministrin Bozinoviç
Foto: Laura Hasani

Pritjet e gjata në kufijtë kroat, Sveçla telefonon ministrin Bozinoviç

Aktuale December 20, 2025 - 16:31

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një bisedë me homologun kroat të tij, Davor Bozinoviç.

Në telefonatë, Sveçla i adresoi Bozinoviçit shqetësimet e bashkatdhetarëve, lidhur me pritjet në pikëkalimet kufitare, gjatë ardhjes në Kosovë.

Rreth kësaj, Sveçla thotë se biseduan mbi modalitetet për një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët tanë.

“Ministri Bozinoviç shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij që brenda rregullave të adresojë këtë kërkesë timen. Me këtë rast falënderoj Ministrin për vullnetin dhe gatishmërinë si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona” shkroi Sveçla.

Postimi i plotë:

Pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët tanë lidhur me pritjet në pikat kufitare gjatë ardhjes në Kosovë, zhvillova një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozinoviç, mbi modalitetet për një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët tanë.

Ministri Bozinoviç shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij që brenda rregullave të adresoj këtë kërkesë timen. Me këtë rast falënderoj Ministrin për vullnetin dhe gatishmërinë si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona.

Mërgatës sonë i dëshiroj rrugë të mbarë e mirëardhshi në atdhe!