Mbi 3 orë pritjet në Merdar për të hyrë në Kosovë
Aktuale
December 21, 2025 - 08:35
Fundi i vitit është periudha kur shumë bashkëatdhetar nisen drejt Kosovës dhe për këtë arsye shpesh raportohen edhe kolona në pikëkalimet kufitare të vendit.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për hyrje në Merdar arrijnë nga 180-200 minuta, shkruan Zeri.info.
Edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 40 minuta.
Ndërsa në pikat tjera pritja është 5 deri 15 minuta. /Zëri
