“Vendimet pa ne nuk kalojnë” – banorët e Progocit protestojnë për shkak të ndryshimit të rrethrrotullimit

“Vendimet pa ne nuk kalojnë” – banorët e Progocit protestojnë për shkak të ndryshimit të rrethrrotullimit

Aktuale December 21, 2025 - 13:46

Banorët e fshatit Progocit kanë nisur një protestë si shkak i ndryshimit të projektit të rrethrrotullimit në këtë zonë.

Me pankarta në duar dhe mbishkrime si “Jo mbylljeve, po zgjidhjeve” dhe “Vendimet pa ne nuk kalojnë”, banorët po shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj këtij ndryshimi.

Siç ka raportuar edhe Klan Kosova, në projektin fillestar ishte paraparë që rrethrrotullimi të ndërtohej më afër fshatit, në mënyrë që qarkullimi për banorët të ishte më i lehtë dhe më funksional për hyrje-daljet e tyre.