Po ktheheshin nga Berlini, dy shqiptarë të RMV-së humbën jetën në aksidentin në autostradën Beograd - Nish

Po ktheheshin nga Berlini, dy shqiptarë të RMV-së humbën jetën në aksidentin në autostradën Beograd - Nish

Aktuale December 22, 2025 - 08:49

Në veturën që u aksidentua sot në autostradën Beograd - Nish po udhëtonin disa nga anëtarët e familjes Avdiu nga fshati Mateç, komuna e Likovës.

Si pasojë e aksidentit, jetën ka humbur N.A. dhe Sh.A., të cilët janë kushërinj, respektivisht djem të axhës. Anëtarët e familjes Avdiu po ktheheshin në vendlindje nga Berlini.

Aksidenti ndodhi herët në mëngjes, pranë nyjës Umçari në autostradën Beograd - Nish, ndërsa dyshohet se automjeti i tipit “Seat Leon”, me targa gjermane, për arsye ende të panjohura, doli nga rruga dhe u përplas në bankinat e autostradës. /tv21