QKMK-ja paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë - Serbi, apel qytetarëve të përdorin rrugë alternative
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nesër, më 24 dhjetor, është paralajmëruar një bllokadë e rrugës nga banorët lokalë në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë të Serbisë.
Nga QKMK-ja, qytetarëve u është bërë thirrje të shfrytëzojnë rrugë të tjera, me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë.
Njoftim:
Duke u bazuar në burimet e hapura-mediat online, më datë, 24 dhjetor 2025, është paralajmëruar bllokadë e rrugës, nga banorët lokal në segmentin rrugor, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), nga ora 11.50 deri në orën 15.50.
Ju inkurajojmë që të shfrytëzoni rrugë të tjera, me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë.
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni në numrat e QKMK-së +38345198000, +38345198606 dhe 080050095.