Shkyçje emergjente e transformatorit në Prizren, qytetarët paralajmërohen për ndërprerje të energjisë
Aktuale
December 23, 2025 - 13:52
KOSTT-i ka njoftuar qytetarët që furnizohen nga transformatori energjetik TR3 në nënstacionin “Prizren 1” për një shkyçje emergjente, e cila është e nevojshme për të kryer punimet dhe eliminuar problemet e paraqitura në transformatorin e fuqisë T3 (110 kV/10 kV).
Gjatë kryerjes së punimeve, të cilat pritet të zgjasin rreth 4 orë, një pjesë e qytetarëve dhe institucioneve që furnizohen nga NS “Prizren 1” do të mbeten pa energji elektrike, me një reduktim të parashikuar rreth 30 MW.
KOSTT-i kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe falënderon për durimin gjatë kryerjes së punimeve, duke theksuar se ndërhyrja është e domosdoshme për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe stabil të energjisë elektrike.