Këshilli i Ministrave në Shqipëri merr vendim që e premtja të jetë ditë pushimi për administratën
Aktuale
December 24, 2025 - 15:15
Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike.
Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjeve, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare.
Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën. /a2cnn