Pas Mitrovicës, Policia shpërndan dhurata për fëmijët në rajon të Gjakovës

Pas Mitrovicës, Policia shpërndan dhurata për fëmijët në rajon të Gjakovës

Aktuale December 24, 2025 - 15:17

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka realizuar aktivitetin “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”, duke shpërndarë dhurata për fundvit.

“Aktiviteti u mbajt sot nga ora 12:00, ku pjesëtarë të Policisë shpërndanë dhurata për fëmijët në qendrat e qyteteve, Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë. Atmosfera ishte festive dhe miqësore, me buzëqeshje dhe gëzim nga fëmijët, si dhe me mesazhe afërsie dhe solidariteti ndaj komunitetit”, njofton PK-ja.

Sipas njoftimit të tyre, qytetarët e kanë mirëpritur këtë iniciativë, “ndërsa fëmijët u gëzuan veçanërisht nga dhuratat dhe prania e policisë pranë tyre”.