Pritja e mërgimtarëve nëpër pikëkalimet kufitare, kaq orë po zgjasin
Aktuale
December 24, 2025 - 18:09
Festat e fundvitit shënojnë një kohë që shumë bashkëatdhetarë marrin rrugën për në Kosovë.
Kjo bën që disa prej pikave kufitare të kenë fluks më të madh dhe pritje më të gjata për të hyr në vend, shkruan Zeri.info.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e fundit ka bërë të ditur se pritjet janë deri në 90 minuta në pikëkalimin te Dheu i Bardhë.
Në Jarinjë, pritjet variojnë nga 40-45 minuta, kurse në Bërnjak e Muçibabë janë deri në 30 munuta. /Zëri
