Kurti njofton se do të ndahen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët në fundvit
Foto: Laura Hasani /Ilustrim

Kurti njofton se do të ndahen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët në fundvit

Aktuale December 24, 2025 - 20:42

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në fundvit do të ndahen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Sipas tij, movotimi i buxhetit nga opozita ka vështirësuar punën e Qeverisë, por thekson se kanë bërë të pamundurën që këto shtesa të sigurohen, raporton Zeri.info.

“Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët. Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove. Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!”, shkroi Kurti në Facebook. /Zëri