S’ka pritje në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë
Aktuale
December 25, 2025 - 09:43
Mëngjesin e së enjtes situata e pritjeve në pikëkalimet kufitare është e qetë.
Në përditësimin që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, thuhet se pritjet janë deri në pesë minuta, raporton Zeri.info.
Kujtojmë se periudha e fundvitit me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë bën që në pikëkalimet kufitare të ketë kolona dhe pritje të gjata.
