Vdes babai i Salih Mustafës
Aktuale
December 25, 2025 - 11:21
Ka vdekur mëngjesin e sotëm Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës.
Kjo është konfirmuar nga kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati.
I ndjeri ishte tash e një kohë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa djalit të tij, ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, i cili gjendet në burg në Gjykatën Speciale, nuk iu lejua vizita ditë më parë.