A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait?

A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait?

Aktuale December 25, 2025 - 17:37

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale janë deklaruar rreth asaj se a do t’i lejohet Salih Mustafës – Calit, që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Specialja thuhet se Mustafa kërkesën e ka dorëzuar, të hënën më 22 dhjetor.

“Gjyqtari  mori në shqyrtim kërkesën të hënën, më 22 dhjetor. Po atë ditë, u lëshua një vendim që kërkonte informacione të mëtejshme, i cili u dha të martën, më 23 dhjetor. Në kohën kur babai i z. Mustafa ndërroi jetë, ende duheshin paraqitur parashtresa të mëtejshme te gjyqtari i vetëm”, thuhet në përgjigje.

DhSK-ja tregoi edhe proceduralisht se si shqyrtohet një kërkesë e tillë.

“Kur një i paraburgosur bën një kërkesë të kësaj natyre, gjyqtari ose gjyqtarët që merren me çështjen vlerësojnë të gjitha rrethanat në kohën kur është bërë kërkesa me urgjencën dhe dhembshurinë që kërkojnë situata të tilla si kjo. Ata vendosin bazuar në kornizën ligjore të DHSK-së dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

“Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjyqtarët, organizohen sa më shpejt të jetë e mundur, kjo mund të zgjasë pak, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh të jashtëm dhe rregullime komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, thuhet tutje në përgjigjen për Klankosova.tv.

Specialja ndër të tjera, thotë se është e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjyqtarët, organizohen sa më shpejt të jetë e mundur, kjo mund të zgjasë pak, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh të jashtëm dhe rregullime komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë.

“Deri më tani nuk ka asnjë dosje publike që trajton pyetjen tuaj nëse z. Mustafa ka bërë ndonjë kërkesë shtesë për të shprehur respektin”.

Salih Mustafës, nuk iu lejua nga Gjykata Speciale për ta vizituar babain e tij, ndonëse e kishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Babai i Calit, Jahja Mustafa ndërroi jetë gjatë ditës së sotme, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër me fillim nga ora 12:00 në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.