Vdekja e Jahja Mustafës: Cali nuk lejohet as për varrim të babait

Vdekja e Jahja Mustafës: Cali nuk lejohet as për varrim të babait

Aktuale December 25, 2025 - 20:18

Dhimbje të dyfishtë ka në familjen e Calit, ish komandantit të UÇK-së.

Përveç vdekjes së babait të tij, Jahja Mustafës, ata po përballen me një pikëllim tjetër të rëndë.

Kjo pasi Salih Mustafa, i dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata Speciale, jo vetëm që nuk u lejua ta vizitojë prindin sa ishte sëmurë, por familjarët janë skeptikë se ai do të marrë përgjigje pozitive, në kërkesën për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.