Ftohtë e vranët sot
Vranësira të ulëta do të dominojnë mbi vend ditën e premte, por se nuk parashihen mundësi për të reshura.
Kohë pas kohe në disa pjesë të vendit, kryesisht nga Dukagjini, nuk mungojnë intervale me diell. Në aspektin termik më ftohtë, me temperatura minimale që zbresin në -2 gradë C e 0 gradë C. Maksimalet ditën luhaten ndërmjet 2 e 5 gradë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-6m/s.
Vranësirat shpërndahen gradualisht ditën e shtunë, e po parashihen më shumë intervale me diell pasdite.
Ditën e diel, masa më të ftohta ajrore që kalojnë përgjatë rajoni sjellin vranësira kalimtare mbi vend, me mundësi të shoqërohen me ndonjë rrebesh të dobët dëbore.
Temperaturat minimale zbresin në -4 gradë; e ato maksimale ditën arrijnë deri në 2 e 3 gradë C. Do të fryjë erë mesatare veriore 5-11m/s. Nga dita e hënë mot kryesisht me diell, por i ftohtë, me minimale që zbresin në -5 e 7 gradë, derisa ditën maksimalet shkojnë deri në 2 e 4 gradë C.
Qarkullimi më i mirë ajror, po pritet të përmirësoj gjendjen me cilësinë e ajrit. Indeksi do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme e të mira. Mbeten problematike orët e mbrëmjes, meqenëse mungesa e erës, mban ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, por jo në vlera të rritura, sikurse në kushte mjegulle. Vlerat e çastit të indeksit në këto raste mund të kalojnë në vlera shumë të dobëta apo edhe jashtëzakonisht të dobëta, me ngjyrë vjollce, njofton Mendimi për Motin.