Gjendje e qetë në pikat kufitare, pritje të shkurtra deri në 10 minuta
Në pikat kryesore kufitare të Kosovës qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pa kolona, ndërsa pritjet për hyrje dhe dalje janë të shkurtra.
Sipas të dhënave aktuale, në pikën kufitare Merdar pritjet për hyrje janë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa për dalje nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara. Edhe te Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit qytetarët po presin rreth 5 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje, pa ngarkesa në trafik.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në pikën kufitare Vërmicë, ku pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta në të dy drejtimet. Ndërkohë, në Jarinjë, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe deri në 5 minuta në dalje, gjithashtu pa kolona.
Autoritetet rekomandojnë që udhëtarët të vazhdojnë të informohen rregullisht për gjendjen në pikat kufitare, megjithatë aktualisht nuk raportohet për vonesa apo ngarkesa të shtuara në asnjë prej tyre.
