Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë
Aktuale
December 26, 2025 - 11:19
Ngadhnjim Arrni është emëruar kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka njoftuar se në takimin e tij të 357-të miratoi raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Anëtarët e KGJK-së, pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash dhe një abstenim zgjodhën Ngadhnjim Arrnin kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Mandati i kryetarit është pesëvjeçar dhe do të fillojë nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. /Zëri