Kurti para qytetarëve në shesh: Do t’i përmbushim të gjitha premtimet
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, është deklaruar në sheshin kryesor të Prishtinës pak minuta më parë, kur tashmë edhe është bërë e qartë që ka fituar zgjedhjet e 28 Dhjetorit.
Fillimisht Kurti, para qytetarëve tha:
“Me lejoni që të falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës që morën pjesë në zgjedhje sot dhe u bënë pjesëmarrës të kësaj feste të madhe. Jo vetëm të fitores së Vetëvendosjes e partnerëve të saj, por edhe kësaj feste të demokracisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti.
“Me datën 9 shkurt sivjet ka fituar Lëvizja Vetëvendosje bashkë me partinë Guxo e partinë Alternativa, ndërkaq kësaj radhe ka fituar populli dhe Republika”, tha Kurti në sheshin e Prishtinës, transmeton Express.
“Ajo çfarë e bëri të mundshme fitoren, është vizioni dhe programi, punët e mbara e të mira në këtë pothuajse 5-vjeçar dhe zotimet tona të reja të cilat do t’i përmbushim të gjitha sepse duam të ju shërbejmë juve me krejt çka dimë e mundemi, vijmë prej jush e rikthehemi tek ju sepse ju jeni kuptimi i ekzistencës së pozitave e funksioneve tona”, tha Kurti para qytetarëve.