Doli e dyta në zgjedhje, PDK-ja sot mban konferencë për media
Foto: Laura Hasani

Doli e dyta në zgjedhje, PDK-ja sot mban konferencë për media

Aktuale December 29, 2025 - 10:06

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë konferencë për media sot nga ora 11:30.

Në njoftimin e kësaj partie nuk bëhet e ditur arsyeja e kësaj konference.

“Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. Vendi: Selia qendrore e PDK-së. Koha: 11:30. Jeni të mirëseardhur”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se sipas rezultateve preliminare të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), PDK-ja ka siguruar 183 mijë e 640 vota, ose 21 për qind. /Zëri