OVL-UÇK: 2026-a qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kombin

OVL-UÇK: 2026-a qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kombin

Aktuale December 31, 2025 - 22:41

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ua ka uruar të gjithë shqiptarëve Vitin e Ri 2026-të, në veçanti, luftëtarëve të lirisë, familjeve të dëshmorëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

“Qoftë viti që vjen, vit shprese, uniteti dhe përparimi, më i mire se ai që po lëmë pas, për ju, për familjet tuaja dhe për mbarë kombin shqiptar”, thuhet në urim.