"Një herë ushtar, gjithmonë ushtar": Historia e gjeneralmajores së parë të Kosovës

Aktuale January 01, 2026 - 12:56

Gruaja e parë gjeneralmajor në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Irfete Spahiu, rrëfen për sfidat, përkushtimin dhe motivin që e ka mbajtur në shërbim të vendit për gati tri dekada.

Për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon rrugëtimin e saj – nga lufta për çlirim, deri te gradat më të larta ushtarake të shtetit të Kosovës.