Mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Aktuale January 02, 2026 - 08:14

Në shenjë respekti për trashëgiminë e tij akademike, politike dhe institucionale, sot, në Kuvendin e Kosovës do të organizohen ceremonitë mortore për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili të enjten në mëngjes ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.

Fillimisht bëhen homazhet nga ora 09:00 deri në 11:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa më pas do të mbahet akademia përkujtimore në orën 12:00 në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nga ora 13:40, me nderime shtetërore, në varrezat e qytetit, në lagjen Arbëria.