Osmani nderon ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci
Aktuale
January 02, 2026 - 09:55
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me zotëriun e parë, Prindon Sadriu, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Homazhet janë duke u zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore.
Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të marrë pjesë edhe presidentja Osmani.
Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat në Dragodan.
