Përfaqësues nga Lugina e Preshevës nderojnë bashkëvendësin e tyre, Nexhat Dacin
Foto: Laura Hasani

Përfaqësues nga Lugina e Preshevës nderojnë bashkëvendësin e tyre, Nexhat Dacin

Aktuale January 02, 2026 - 10:44

Në Kuvendin e Kosovës janë duke u mbajtur homazhe për ish-kryekuvendarin, Nexhat Daci, i cili ndërroi jetë më 1 janar (dje), në moshën 81-vjeçare, shkruan Zeri.info.

Në mesin e personaliteteve të ndryshme të cilët po e nderojnë veprën dhe figurën e akademikut Nexhat Daci, janë edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës, vendlindja e akademikut, Daci.

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi dhe disa përfaqësues të tjerë e nderuan jetën dhe veprën e bashkëvendësit të tyre, Nexhat Daci. /Zëri

Image

Image