Basha bën homazhe për Nexhat Dacin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Dimal Basha, ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci,i cili vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare.

Basha së bashku me Mimoza Kusari-Lilën dhe përfaqësues të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë nderuar jetën dhe veprën e akademikut, Nexhat Daci.

Ai ka shkruar edhe në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.
Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore.
Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat në Dragodan.




