Zyrtarët e LDK-së, pa Lumir Abdixhikun në homazhe për Nexhat Dacin
Aktuale
January 02, 2026 - 11:50
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, bashkë me zyrtarë të tjerë të partisë kanë bërë sot homazhe për ish-kryetarin e Kuvendit, Nexhat Dacin.
Në homazhe nuk është parë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Zeri.info.
Homazhet shtetërore për akademikun Daci, po mbahen sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku po marrin pjesë përfaqësues institucionalë, personalitete të politikës dhe qytetarë që i bëjnë nderimet e fundit ishëkryeparlamentarit. /Zëri

