Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktuale
January 03, 2026 - 07:49
Dita e shtunë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu në disa zona të vendit.
Në viset e larta malore, vranësirat pritet të shoqërohen edhe me fjolla të dobëta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të shënojnë vlera prej 4 deri në 6 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.