Haradinaj: SHBA-ja dëshmon lidership global dhe sundim të ligjit
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: SHBA-ja dëshmon lidership global dhe sundim të ligjit

Aktuale January 03, 2026 - 20:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj regjimit të Venezuelës përbëjnë një shembull të rëndësishëm të lidershipit global amerikan dhe të përkushtimit ndaj parimeve të sundimit të ligjit.

Haradinaj theksoi se mesazhi i Uashingtonit është i qartë, askush nuk është mbi ligjin dhe nuk do të tolerohen regjime që mbijetojnë përmes bashkëpunimit me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Ai vlerësoi se Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e Presidentit Donald J. Trump, po riafirmojnë vendosmërinë e tyre për përgjegjësi globale dhe mbrojtje të parimeve universale të drejtësisë.

"Kosova duhet të vazhdojë të qëndrojë e rreshtuar krah vlerave demokratike dhe pranë aleatëve të saj strategjikë, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat, sipas tij, mbeten garant i lirisë, paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar", ka shkruar ai në Facebook.