Kosova e Shqipëria, në mesin e pak aleatëve që mbështetën aksionin e SHBA-së në Venezuelë

Kosova e Shqipëria, në mesin e pak aleatëve që mbështetën aksionin e SHBA-së në Venezuelë

Aktuale January 03, 2026 - 20:38

Operacioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara që çoi në kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, të shtunën, ka shkaktuar alarm në mbarë komunitetin ndërkombëtar. Si aleatët ashtu edhe kundërshtarët e Uashingtonit dhe Karakasit kanë shprehur shqetësim për zhvillimet.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Maduro dhe bashkëshortja e tij do të dërgohen në Nju Jork për t’u përballur me akuza federale, pas sulmeve ushtarake dhe një operacioni që ai e përshkroi si diçka që dukej “si një shfaqje televizive”, raporton AFP.

Qeveria e Venezuelës e dënoi atë që e quajti “agresion ushtarak jashtëzakonisht serioz” nga ana e ShBA-së dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Vende si Rusia dhe Irani, të cilat kanë pasur lidhje të hershme me qeverinë e Maduros, reaguan shpejt me dënime, por alarmi u nda edhe nga aleatët e Uashingtonit, përfshirë Francën dhe Bashkimin Evropian. /klankosova