2025-a solli katër njohje të reja për Kosovën, asnjëra nga 5 shtetet mos-njohëse nga BE-ja
26 mars, njëri ndër shtete me të fuqishme të Afrikës, e dyta për nga fuqia ekonomike pas Egjiptit, Kenia, vendosi që të e njoh Republikën e Kosovës.
Lajmin e kishte dhënë ish-kryediplomati Behgjet Pacolli, duke ndarë fotografi të ceremonisë së nënshkrimit të njohjes, krah presidentit të Kenias, William Ruto.
Një muaj më pas, 12 prill, një tjetër shtet afrikan i gëzoi kosovarët me lajmin se e njeh Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Lajmin për njohjen e dytë e kishte shpërndarë presidentja Vjosa Osmani.
Nga Afrika në Lindjen e Mesme, diplomacia kosovare korri suksesin tjetër, më 29 tetor.
Republika e Sirisë, e posa dalur nga një luftë e gjatë për liri, e njohu Pavarësinë e Kosovës.
Edhe ky lajm ishte shpërndarë nga Osmani, duke shpërndarë fotografi nga takimi i përbashkët me Presidentin Al Sharaa dhe Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud./dukagjini